Gratë që nuk flenë mirë, rrezikohen nga diabeti

Gratë që nuk flenë mirë, rrezikohen nga diabeti

Gratë që kanë probleme me gjumin gjatë natës, kanë më shumë gjasa për tu prekur nga diabeti i tipit 2, kanë pohuar hulumtuesit.

Ekspertët e shëndetit publik në shkollën e Harvardit, kanë gjetur se femrat të cilat ankohen për çrregullime të gjumit kanë gjithashtu më shumë gjasa për të pasur tension të lartë të gjakut, shtim peshe dhe depresion.

Ekipi i studimit shqyrtoi të dhënat nga 130 000 gra, të cilat u mblodhën prej më shumë se një dekade dhe gjetën se femrat që kishin probleme me gjumin kishin gjithashtu katër herë më shumë rrezik për t’u bërë diabetike.

Shoqata “Apne Sleep Trusti” anketoi 4,100 të rritur britanikë dhe gjeti se 46 përqind e grave kanë probleme me gjumin, në krahasim me vetëm 36 për qind të meshkujve, pjesë e studimit.