"Dita - M" te Real Madridi

"Dita - M" te Real Madridi

Sot është “Dita - M” te Real Madridi. Agjentët e Modric dhe klubi i bardhë kanë planifikuar një takim për t’u përballur me rastin “Luka Modric”, një tjetër “patate e nxehtë”, me të cilën duhet të merret Florentino Perez, pas largimeve të Zidane, Cristiano Ronaldo dhe Kovaçiq.

Superoferta që Interi i ka bërë “10” së bardhë e ka vënë në dyshim vazhdimësinë e kroatit në “Santiago Bernabeu” Vetë presidenti Perez ka marrë menjëherë frenat në dorë për ta trajtuar situatën.

Modric është i gatshëm të bëjë një hap përpara dhe agjentët e tij do të kërkojnë transferimin te zikaltrit Kjo gjë do t’i bëhet me dije, në një takim personal, Florentino Pérezit, këtë të premte. Nga klubi i bardhë, siç MARCA ka qenë në gjendje të konfirmojë, mbeten të qetë për këtë kërkesë të kroatit dhe nuk ndryshojnë pozicionin e tyre.

Dera e largimit për lojtarin më të mirë të Botërorit të Rusisë është e mbyllur dhe do të referohet klauzola e tij e prishjes së kontratës, prej 750 milionë euro. Kjo shumë është krejtësisht e paarritshme nga Interi. Për më tepër, Real Madridi do të përpiqet për të hedhur bazat e një “restart” me Modric, duke ia rritur pagën në 12 milionë euro në sezon.

Pikërisht, performanca e tij spektakolare në Rusi dhe statusi i lojtarit kyç në tre Champions-at radhazi, të fituar nga Real Madridi, është ajo që e ka shtyrë Interin të hidhet në sulm për kroatin. Në këtë drejtim, nuk diskutohet se zikaltrit janë frymëzuar edhe nga precedenti “Cristiano Ronaldo”, që po kësaj vere la “Los Blancos” dhe u transferua te Juventusi. Agjentët e Modric e hapën derën e kalimit të mundshëm të Modric tek Interi pikërisht duke ndjekur gjurmët e CR7 drejt Seria A.

Por Luka është i paprekshëm për Real Madridin. Ajo që agjentët e lojtarit nuk kanë bërë, me të cilët ka shqetësime të mëdha në klub, për shkak të mënyrave se si janë duke e trajtuar këtë çështje, është “kopsitur” nga ekipi i bardhë: mbyllja e derës në dalje. Jo vetëm kaq, por drejtuesit merengues tregojnë gatishmëri për të negociuar dhe arritur një marrëveshje me futbollistin, për ta përmirësuar kontratën e tij, gjë që nuk do ta distancojë shumë nga ajo që Interi i ofron. Në këtë kuptim, Real Madridi është i vetëdijshëm se Luka ka prirjen për karrierën e tij të patëmetë në klub dhe statusin e ri.

Kjo është pikërisht ajo, që do të diskutojnë sot palët në takimin e konsideruar “Modric-Day”. Gatishmëria e Florentino Perez për të riparë financiarisht kontratën e kroatit tregon qasjen e tij për ta mbyllur shpejt këtë çështje. Sepse nuk është vetëm një çështje e tij, por e bën Modric të ndjehet i vlerësuar dhe i lumtur me statusin e tij të ri në dhomat e zhveshjes së të bardhëve.

Kjo është pikërisht ajo që u tha nga José Ángel Sánchez, menaxher i përgjithshëm ekzekutiv i Real Madridit, në takimin joformal që kishte me lojtarin, të mërkurën e kaluar, ditën kur Modric u bashkua në trajnim, pas pushimeve. Luka është themelor për klubin dhe kështu e kanë transmetuar atë, duke pritur që të plotësojnë pretendimet e tij ekonomike dhe të nënshkruajnë vazhdimësinë e kroatit në “Santiago Bernabeu”.