Miku i Princit Çarls thotë ai "ka agjentin më të keq të shtypit"

Miku i Princit Çarls thotë ai "ka agjentin më të keq të shtypit"

Joseph Cicio i cili është shitës, tregtar dhe konsulent i yjeve, kohët e fundit ka shkruar librin e tij të parë me titull “Friends*: *Bearing Gifts”, i cili kronikon marrëdhëniet që ai ka kultivuar gjatë gjithë karrierës së tij, përfshirë këtu edhe Princeshën Grace të Monakos, Audrey Hepburn dhe Joan Rivers.

Por një miqësi të pamundur që ai zhvilloi ishte me britanikun mbretëror, i cili është i pari në linjë për fronin, raporton Fox News.

Cicio tha se ishte përmes ‘Rivers’, i cili kishte një lidhje të ngushtë me 69 vjeçarin, që ai takoi Robert Higdon, drejtorin amerikan i ‘The Prince's Trust’, një bamirësi e themeluar në vitin 1976 nga monarku për të ndihmuar të rinjtë të ndjekin fuqinë punëtore ose arsimimin.

Për të ndihmuar në financimin e organizatës, Charles lançoi ‘Duchy Originals’, një linjë ushqimore organike në vitin 1992.

"Kam marrë një telefonatë ku më thanë se Princi Çarls ishte i mërzitur me mënyrën se si po drejtohej biznesi dhe donte të takohej me mua", tha Cicio. "Kështu që unë shkova. Kam pasur një takim në Highgrove, shtëpinë e tij në fshat”.

"Ai ishte shumë i sinqertë, kishte një sens të madh humori, ishte i veshur mirë dhe më shikoi në sy ... Ai njeri ka agjentin e shtypit më të keq në botë, sepse ai nuk ishte aspak si e prita, ai ishte hyjnor".

"Unë jam habitur me faktin se sa pak lëvdata merr ky njeri për qindra miliona dollarë që mbledhë dhe jep nëpër botë", tha Cicio. "Ai ndërton shkolla, spitale dhe njerëzit nuk e dinë këtë. Çdo fitim që doli nga ‘Duchy Original’ u vendos në themel. Ai nuk po e bankonte atë.

"Ai ishte duke i dhënë paratë për njerëzit në botë që kishin nevojë. Ai është shumë bujar dhe shumë i sinqertë në lidhje me përgjegjësinë e tij ... Dhe ai posedon një shqetësim të sinqertë për mjedisin dhe për të varfërit e botës", transmeton RTKlive.