Sa është rrahja e zemrës normale sipas moshës?

Sa është rrahja e zemrës normale sipas moshës?

Rrahjet e zemrës janë një nga ndikuesit më të rëndësishëm në shëndetin e njeriut. Ajo përfshin numrin se sa herë rrahë zemra brenda një minuti.

Shpejtësia e rrahjeve të zemrës varet nga aktiviteti fizik, ndjenjat e sigurisë dhe emocionet.

Edhe pse rrahja normale e zemrës nuk është garantues se jeni 100% i shëndoshë, ajo ndihmon si referencë për identifikimin e shumë çështjeve shëndetësore.

Zemra është organ muskular që gjendet në qendër të gjoksit. Kur ajo rrah, pompon gjak që përmban oksigjen dhe e qarkullon atë nëpër gjithë trupin.

Është shumë e rëndësishme të identifikoni se në çfarë niveli e keni rrahjen e zemrës. Nëse jeni të sëmurë, zemra juaj dobësohet dhe trupi juaj nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar një listë që tregon rrahjet normale të zemrës bazuar në moshë.

 

Mbi 1 muaj: 70 deri 190

Nga 1 deri 11 muaj: 80 deri 160

Nga 1 deri 2 vjeç: 80 deri  130

Nga 3 deri 4 vjeç: 80 deri 120

Nga 5 deri 6 vjeç: 75 deri 115

Nga 7 deri 9: 70 deri 110

Mbi 10 vjeç: 60 deri 100.