Aktorja e filmit të parë të “Supermanit”, Kidder ka kryer vetëvrasje

Aktorja e filmit të parë të “Supermanit”, Kidder ka kryer vetëvrasje

Margot Kidder, e cili u bë e famshme në saje të paraqitjes në filmin e parë të “Superman” me rolin e Lois Lane, vdiq në muajin maj të këtij viti.

Siç raportohej në atë kohë, aktorja vdiq në gjumë në shtëpinë e saj në Livingston, Montana.

Asgjë nuk ishte e njohur për shkakun e vdekjes së aktores që ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare.

Megjithëse më herët ishte thënë se kishte vdekur në qetësi të plotë, tani vajza e aktores zbuloi se ishte një vetëvrasje.

“Ajo bëri vetëvrasje, ajo mori shumë narkotikë për qetësim dhe konsumonte tejet shumë alkool. Njerëzit e kësaj bote nuk duhet ta stigmatizojnë”, shkruan në një deklaratë të shkurtër të familjes.

Më tutje thuhet se familja nuk ka dashur që të ketë më tepër thashetheme rreth vdekjes së aktores, por kanë dashur ta ndanin këtë të vërtetë me të gjithë botën.

Theksojmë se aktorja ishte aktiviste politike e partisë demokratike si dhe luftëtare e vërtetë e të drejtave të grave.