LSDM-ja kërkon që Mickoski të deklarohet në lidhje me referendumin

LSDM-ja kërkon që Mickoski të deklarohet në lidhje me referendumin

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese thekson se tani kur referendumi është i sigurt, kur është arrit marrëveshje historike me Greqinë, Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk kanë qëndrim të qartë.

Ata thonë se plot një dekadë, në çdo ngjarje publike dhe në çdo program të saj, OBRM-PDUKM-ja theksonte se për zgjidhjen e kontestit me Greqinë, qytetarët do ta kenë fjalën e tyre të fundit në referendum.

“Sjellja e papërgjegjshme e OBRM-PDUKM-së dhe udhëheqësisë së saj është e dëmshme për shtetin dhe të gjithë qytetarët e saj. Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM duhet të prononcohen për referendumin dhe të qartësojnë se për çfarë janë. A janë për ardhmëri të ndritur apo të kaluar të errët?”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti kërkojnë që opozita të deklarohet a është për anëtarësim në NATO dhe BE apo e kanë më të rëndësishëm amnistimin e krimit.

Ata në fund shtojnë se në referendumin në 30 shtator, qytetarët do të zgjedhin të ardhmen e ndritur, do të zgjedhin anëtarësim në NATO dhe BE me identitet të mbrojtur dhe të fuqizuar, qytetarët do të thonë PO për të ardhmen e Maqedonisë. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Rajoni