Mina shkon në Angli, Evertoni e `mposht` Barcelonën

Mina shkon në Angli, Evertoni e `mposht` Barcelonën

Lojtari i Kombëtares së Kolumbisë, Yerry Mina tashmë do të jetë lojtar i Evertonit.

Në Spanjë  tek skuadra e Barcelonës, kolumbiani luajti 5 ndeshje, ndërsa e ardhmja e tij shihej gjithnjë e më shumë larg “katalanasve”.

Skuadra angleze do të paguajë 30.2 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit, që sipas analistëve dhe opinionistëve anglezë, kjo është një goditje e zgjuar e skuadrës së Everton.

Tashmë mbrojti kolumbian do të vesh fanellë tjetër dhe do të luajë në një kampionat të fortë dhe agresiv, ashtu siç është ai anglez.