Gjermania dhe Spanja, marrëveshje për emigrantët

Gjermania dhe Spanja, marrëveshje për emigrantët

Orët e fundit edhe një anije me emigrantë zbarkoi në Spanjë. Mirëpo të gjitha shpresat se ata mund të vazhdojnë për në Gjermani mund të shuhen

Berlini dhe Madridi ranë dakord që shteti gjerman t’i kthejë mbrapa emigrantët që kanë aplikuar azil për në Spanjë dhe mundohen të kalojnë për në Gjermani përmes kufijve të hapur të Schengen-it. Sipas marrëveshjes, emigrantët duhet të kthehen në Spanjë brenda 48 orëve, shkruan euronews.

Marrëveshja u arrit pas një debati të gjatë në qeverinë e kancelares Angela Merkel. Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, kërcënoi të jepje dorëheqje për shkak të politikave të Merkel për emigrantët.Ai kishte propozuar votim mosbesimi ndaj kancelares në qershor.  Më pas, Merkel kishte thirrur takim të jashtëzakonshëm të Bashkimit Evropian për migrimet.

Mbi  një milion e 600 mijë emigrantë kanë kërkuar azil në Gjermani që nga viti 2014. Politika e kancelares gjermane ishte kundërshtuar shumë nga partitë opozitare, gjë që bëri që partia e saj të merrte më pak vende në zgjedhjet e fundit.Një marrëveshje të tillë Gjermania po tenton ta bëjë edhe me Italinë e Greqinë.