Të paktën për një çast

Të paktën për një çast

Poezi nga: Wislawa Szymborska Përktheu: Harallamb Fandi

…Nuk ka jetë

që të paktën për një çast
të mos jetë e pavdekshme.
Vdekja është gjithmonë e vonuar
në atë grimë kohe.
Më kot rropatet me dorezën
e një dere të padukshme.
Kohën e arritur nuk ia rrëmben
dot askujt.