Lexus nuk pritet të krijojë ndonjë makinë, me pjesën për bartje

Lexus nuk pritet të krijojë ndonjë makinë, me pjesën për bartje

Po që se Mercedes e ka modelin X-Class, pse edhe Lexus mos ta ketë një makinë të tillë.

Tashmë është vërtetuar, se shumë klientë janë të interesuar të kenë një makinë me hapësirën për bartjen e mallrave, me nivel të lartë luksi dhe fuqi të mëdha.
Shumë njerëz me të ardhura të mëdha, që ende kryejnë punë fizike dhe me numër të madh mjetesh pune, duan të udhëtojnë në të njëjtën rehati, sikurse punonjësit e zyrave.

Ford F-150 ka qenë ndër të parët që e ka sjellë në makinë të tillë, e cila është pëlqyer shumë, veçanërisht në treguan amerikan. Kjo u pasua nga Cadillac Escaladen EXT, që u lansua më 2013, por nuk u pëlqye aq shumë në treg.

Nuk vonoi shumë dhe u lansuan Nissan Navarro dhe Mercedes X-Class, makina gjigante, të pajisura me teknologji të lartë dhe sigurisht, hapësirën për bartje mallrash.

Megjithëse është thënë edhe më parë, se Lexus mund të lansojë një makinë të tillë, kurrë nuk është dhënë ndonjë lajm konkret, për datë prezantimi apo element se çfarë do të përmbajë.

Entuziastët e këtyre makinave, e kanë ideuar një të tillë, që e ka grillin nga Lexus, ndërsa pjesa tjetër është adoptim i një makine nga Toyota.

Bazuar në këtë pamje dhe faktit që Lexus është më shumë i interesuar në makina sportive, me nivel të lartë luksi, gjasat janë shumë të vogla, do ua plotësojë kërkesën edhe atyre që duan makinë me hapësirën për bartjen e mallrave.
Sipas ekspertëve kjo nuk do të ndodhë kurrë, ndërsa mund të ketë ndonjë koncept në të ardhmen, i cili vetëm do të vonohet, për të mos hyrë ndonjëherë në prodhim.