Sot i fillon punimet edicioni i 37-të i Seminarit

Sot i fillon punimet edicioni i 37-të i Seminarit

Sot i fillon punimet edicioni i 37-të i Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Për të 37-ën herë më radhë, Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare që organizohet në Fakultetin e Filologjik i UP, pritet të mbledh qindra studiues të gjuhës shqipe nga mbarë bota.

Ngjarja më e madhe shkencore e gjuhës shqipe do të hapet sot me një ceremoni solemne për të vazhduar dy javë me sesione shkencore, ligjërata të gjuhës shqipe dhe aktivitete tjera.

Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare ka për qëllim zhvillimin e përhapjen sa më të madhe të shqipes në botë ku qindra të rinj nga shumë vende të botës vijnë në Kosovë për ta mësuar gjuhën shqipe.