Shembet skena, 14 të plagosur në koncertin e Backstreet Boys

Shembet skena, 14 të plagosur në koncertin e Backstreet Boys

Të paktën 14 fansa të Backstreet Boys janë plagosur pasi një strukturë metalike në një koncert u shemb si pasojë e një stuhie në shtetin amerikan të Oklahomës.

Stafi po evakuonte fansat kur shiu dhe erërat me shpejtësi 113-128 km/h rrëzuan hyrjen e koncertit, transmeton TCH.

Të plagosurit u dërguan në spital dhe deri tani vetëm dy prej tyre kanë dalë nga spitali.

Në Twitter, grupi amerikan anuloi shfaqjen duke thënë: “Ne kurrë nuk duam t’i vendosim fansat tanë në rrezik”.