Boateng: Më vjen mirë që e mposhtëm Interin

Boateng: Më vjen mirë që e mposhtëm Interin

Skuadra e Interit e ka filluar në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin e ri të Serie A.

Sassuolo fitoi dje takimin ndaj Interit në ‘Mapei Stadium’ me rezultatin minimal 1-0, falë golit të Domenico Berardit.

Në këtë takim debutoi edhe lojtari i ri i Sassuolos, Kevin Prince, i cili tha se për të është ndjenjë mjaft e mirë që e ka fituar derbin ndaj Interit – pasi në të kaluarën ishte lojtar i Milanit.

“Unë jam i lumtur që jam kthyer dhe mendoj se kam luajtur mirë sot. Ne kemi luftuar herë pas here dhe është normale kur luajmë kundër një skuadre të fortë, por kemi qëndruar të bashkuar”, tha fillimisht ai.

“Ne donim të argëtoheshim dhe e bëmë këtë. Milani? Epo siç thashë, është një ndjenjë e madhe për të mundur Interin”, përfundoi ganezi.