Aromatizuesit e cigareve elektrike dëmtojnë mushkëritë

Aromatizuesit e cigareve elektrike dëmtojnë mushkëritë

Aromatizuesit e cigareve elektronike lëshojnë një substancë të rrezikshme e cila dëmton mushkëritë, edhe pse me të sigurta se cigaret e vërteta, edhe cigaret elektronike janë toksike- me disa aromatizues që shkaktojnë dëme për mushkëritë, më shumë se që është menduar.

Po ashtu pirja e cigareve elektronike mund të dëmtojë qelizat vitale të sistemit imunitar dhe mund të jetë e dëmshme.

Hulumtuesit zbuluan se avujt e cigareve çaktivizojnë qelizat imune të rëndësishme në mushkëri dhe nxisin inflamacionin.

Megjithatë, Public Health England këshillon se ato janë shumë më pak të dëmshme sesa pirja e duhanit dhe njerëzit nuk duhet të hezitojnë t’i përdorin ato si ndihmë për heqjen dorë nga cigarja.

Studimi i vogël eksperimental, i udhëhequr nga prof. David Thickett, në Universitetin e Birmingham, është botuar në internet në revistën Thorax.

Studimet e mëparshme janë fokusuar në përbërjen kimike të lëngut të cigareve elektronike. Ndërsa në këtë studim, hulumtuesit krijuan një procedurë mekanike për të imituar cigaret elektronike në laborator, duke përdorur mostra të indeve të mushkërive të ofruara nga tetë jo-duhanpirës.

Ata zbuluan se avujt shkaktuan inflamacion dhe dëmtonin aktivitetin e makrofagjeve alveolare, qelizat që hiqnin grimcat, bakteret dhe alergenet potencialisht të dëmshëm.

Studiuesit zbuluan se avujt shkaktonin inflamacion dhe dëmtonin aktivitetin e makrofagjeve alveolare, qelizat që hiqnin grimcat e pluhurit, bakteret dhe alergenet potencialisht të dëmshme.

Disa nga efektet ishin të ngjashme me ato që shiheshin tek duhanpirësit e rregullt dhe njerëzit me sëmundje kronike të mushkërive.

Ata paralajmërojnë rezultatet janë vetëm në kushte laboratorike dhe këshillojnë që kërkimi i mëtejshëm është i nevojshëm për të kuptuar më mirë ndikimin afatgjatë në shëndet, ndryshimet e regjistruara kanë ndodhur vetëm për 48 orë.