Rekord i rasteve të fruthit në Evropë

Rekord i rasteve të fruthit në Evropë

Rastet e fruthit në Evropë kanë arritur shifër rekord, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Më shumë se 41,000 persona janë prekur në gjashtë muajt e parë të 2018-ës, duke shkaktuar 37 vdekje.
Vitin që lamë pas ishin regjistruar 23,927 raste ndërsa në vitin paraprak ishin 5,273.

Sipas ekspertëve kjo rritje e numrit të rasteve të prekura nga fruthi vjen pasi numri i personave të vaksinuar ka pësuar rënie.

OBSH ka bërë thirrje për vendet evropiane që të ndërmarrin veprime të nevojshme për ndryshimin e gjendjes.