Kur u përurua Kanali i Panamasë?

Kur u përurua Kanali i Panamasë?

Kanali i Panamasë filloi të ndërtohet nga amerikanët në 1902 pas dështimeve të përpjekjeve franceze në 1880. Qëllimi ishte shkurtimi i rrugëve tregtare, reduktimi i kostove dhe përfitime më të mëdha dhe ia arritën.

Me hapjen e Kanalit të Panamasë anijet shkurtuan 15 000 km udhëtim. Kanali u ndërtua për të patur një udhë lundrimi ndëroqeanike që të komunikonte me detin e Karaibeve dhe Oqeanin Atlantik me Oqeanin Paqësor përmes istmit të Panamasë. Sot për të kaluar nga një anë në anën tjetër të kanalit anijet duhet të përshkruajnë tri mbyllje që kryejnë funksionin e nivelimit të sasisë së ujit mes një ngushtice dhe tjetrës për të shoqëruar kalimin e anijes. Në total kanali është 78 km dhe ngrihet 26 metra mbi nivelin e detit për të përshkruar të gjithë vendin. Më shumë se pas një shekull nga inagurimi vendet që e përdorin më shumë si rrugë detare janë Amerika, Kili, Kina, Japonia dhe Kolumbia.

Përfundimi me sukses i Kanalit të Suezit në 1869 nxiti francezët të hidhen në një projekt të ngjashëm; në këtë rast të lidhnin Oqeanin Atlantik me atë Paqësor duke besur se do të t’ia arrinin me pak vështirësi. Megjithatë inxhinierët francezë u ndeshën me shumë probleme; shtratet ujore të kanalit si dhe problemi më i rëndë, sëmundjet tropikale (malaria dhe sidomos ethet e verdha), të cilat nuk njiheshin dhe të gjitha masat parandaluese ishin të kota.

Megjithatë qeveria franceze nuk u tërhoq dhe në 1888 kontraktoi një forcë të madhe punëtore prej 20 000 personash. 8 vite më vonë shoqëria e ndërtimit falimentoi dhe në këtë moment Franca ia dha Amerikës të drejtat e shfrytëzimit dhe ndërtimit të Kanalit të Panamasë si dhe kontrollin e zonës përreth kanalit. Amerikanët kishin blerë kanalin si një projekt në zhvillim dhe ruajtën të gjitha punimet e kanalit. Kishin trashëguar projektin francez me shumë ndërtesa, infrastruktura dhe ekipe, shumë nga të cilat kishin qenë viktima të braktisjes për 15 vjet si dhe një mjedis rrethues pyjor të ashpër dhe të lagësht.

Projekti në duart e amerikanëve.

Në 1904 rifilluan punimet edhe pse nuk ishte e lehtë, pasi infrastruktura u shemb.Vitet e para të punimeve ishin më të vështirat e projektit si dhe u konsideruan më vendimtaret. Në atë vit Panamaja fitoi pavarsinë nga Kolumbia. Një republikë e sapoformuar i dha të drejtën e vazhdueshme amerikanëve për Kanalin dhe një zonë të gjerë prej 8 km nga secila anë në këmbim të një shume prej 10 milionë dollarësh me një qira vjetore prej 250 000 dollarë. Vepra përfundoi në 1913 dhe inagurimi u krye nga anija me avull, Ancon që realizoi kalimin e parë përmes Kanalit panamez në 15 gusht 1914. / bota.al