Botime të reja nga mjekësia kosovare

Botime të reja nga mjekësia kosovare

Pas botimit kohë më parë të veprës “Shkëndija, reaksioni dhe njeriu”, dr. Selim Cana së shpejti me veprën “Kompleksi dhe ndërgjegja e njeriut bashkëkohor”

Dr. Selim Cana, specialist i mjekësisë familjare kosovare në Gjakovë, ka kohë që krahas punës si mantelbardhë deri në kohën kur u pensionua, si dhe që atëherë e deri më sot, i është qasur veprave që përkojnë me kompetencat e tija, duke i trajtuar ato ndaras dhe në tema të ndjeshme dhe aktuale për sëmundjet e sotme dominante.

Ndër këto vepra, së fundmi ka botuar veprën “Shkëndija, reaksioni dhe njeriu”, ku trajton ato sëmundje që sot ne i konsiderojmë si bashkëkohore, e që ka të bëjë me jetën psiqike dhe shpirtërore të njeriut në mjedisin tonë.

Siç shkruan në recensionin e tij Prof.dr. Med. SCI. Ali Iljazi, ky libër në shumë gjëra është i jashtëzakonshëm, e kjo diktohet nga vet titulli dhe zgjedhja e temës. “Saktësisht nuk ka lëmi, regjion ose disciplinë në përditshmërinë tonë jetësore, ku problem i stresit, emocionit, depresionit, ankthit, pagjumësisë dhe ndikimi i tyre, nuk ndjehet te njeriu” shprehet më tej rencensneti dr. Ali Iljazi, për të shtuar se:

”Për atë lirisht lirisht mund të thuhet se tema kalon kufijtë e jetesës sonë dhe bëhet problem i civilizimit bashkëkohor”. Sipas dr. Ali Iljazi, autori Selim Cana i sistematizon dhe i lidh gjërat logjikisht dhe i ofron te lexuesi në formën më të mirë. Dhe duke i përshkruar emocionet, autori lidhet me superegon dhe bën dallimet në mes të egos dhe superegos.

“Dr. Selim Cana i qaset bukur depresionit, si sëmundje më e përhapur në rruzullin tokësor, e për ta kuptuar më mirë depresionin duhet nisur nga emocionet,dhe siç thotë autori, vet depresioni është sëmundje e emocioneve dhe në këtë vepër autori flet edhe për afektin, i cili është reaksion i emocioneve të shkurtëra dhe intensive që përcjellen me shenja të jashtme dhe të dukshme trupore” shprehet recensenti dr. Ali Iljazi, duke përmbyllyr se:”

Autori gjithsesi e spjegon bukur pikëllimin si gjendje normale ose patologjike të emocioneve njerëzore dhe psikikës së njeriut”.

Ndërkaq Dr. stom. Amella Cana, recensente e veprës konstaton se në opinionin kosovar po del një libër nga mjekësia që është shumë aktual dhe provokativ si dhe hap shumë pyetje për njeriun e botës së civilizuar.

Autori po shkruan diçka të re, një sëmundje e cila po e përshkon botën e civilizuar, stresi, e cila po përhapet ngadalë, pa tokitur, pa padron në shtëpitë dhe në shoqërinë tonë demokratike, si epidemi e këtij shekulli, thotë dr. Amella Cana, për të shtuar se posaçërisht kapitull interesant në këtë libër paraqitet stresi si dimension i ri etiologjik në patologjinë mjekësore, anksioziteti, pagjumësia si dhe emocionet që krijojnë një sëmundje të ahtuquajtur depresion, e cila është relative por edhe derë-hyrëse për sëmundjet tjera shpirtërore të njeriu.

Por, veçon recensionistja Amella Cana, është me rëndësi të potencohet se autori na spjegon si ta amortizojmë atakun e parë, si ta menaxhojmë dhe si të vimë te sjellja e vërtetë, e cila do të sjellë kompromis në mes të trupit dhe shpirtit tonë dhe do të na mundësojë ta mbarojmë me fat jetesën e përkohshme në planetin tonë.

Recensentja Amella Cana përmbyll fjalën duke u shprehur se: “Në pjesët tjera të librit të autorit hasim edhe në gjëra interesante  nga mjekësia  të papërshkruara deri më tani dhe interesante për mjekësinë dhe shkencat tjera”.

Pas kësaj vepre që tani është në duar të lexuesve, autori dr. Selim Cana është në pregaditje të veprës  “Kompleksi dhe ndërgjegja e njeriut bashkëkohor”, që thotë se ka mjaft kohë dhe mund që po ndan për këtë vepër që jo vetëm nga autori, por dhe nga vlerësues të tjerë nga fusha e mjekësisë konstatojnë se është vepër jo vetëm joshëse, por gjithsesi e domosdoshme dhe aktuale për trajtesë.Kastriot Shehdadi/BOTAPRESS/