Ia uzurpon banesën që ia kishte lëshuar me qira

Ia uzurpon banesën që ia kishte lëshuar me qira

Një femër nga Mitrovica ka raportuar në Polici se i është uzurpuar banesa e saj nga e dyshuara.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën  “Kral Petri” në  Mitrovicë ku edhe viktima edhe e dyshuara janë të komunitetit serb.

Sipas viktimës banesën ia kishte lëshuar me qira të dyshuarën dhe për këtë kishte marrëveshje gojore.

Të njëjtën viktima e kishte lajmëruar se duhet t’ia lirojë  banesën por ajo nuk e ka liruar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon procedurë të rregullt.