Qyteti i Shkodrës dhe jeta e Simon Rrotës përmblidhen në një libër

Qyteti i Shkodrës dhe jeta e Simon Rrotës përmblidhen në një libër

Mjeshtri i penelit Simon Rrota na sjell penalatat e qytetit të Shkodrës, kësaj here jo me ngjyra, por me shkrim.

Ditari i tij i mbajtur nga viti 1902-1905 është përmbledhur në librin “Po shkruej për vedi e Shkodrën”.

Çdo cep i Shkodrës së 1902-1905 vjen i përshkruar me një gjuhë krejt veçantë nga mjeshtri i pikturës Simon Rrota. Historia, arti, kultura dhe sakrificat e shkodranëve gjatë rrethimit të qytetit nga malazezët vjen si një tablo e madhe përmes ditarit të Simon Rrotës shpjegon Pjetër Logoreci i cili është kujdesur për të nxjerrë dritë këtë ditar.

Pasardhësit thonë se përmes këtyre kujtime, po rinjohin dimensionin e Simon Rrotës,  të cilin më tepër kanë krijuar imazhe përmes rrëfimeve familjare. Mbesa Rita Rrota veçon  tek ai vendosmërinë dhe guximin, për të zbuluar veten.

Studiuesja e artit pamor Eleni Laperi veçon te Simon Rrota dhe Kol Idromeno, pionerët e  piktures  shqiptare, të cilët shtruan rrugën e artit pamor shqiptar nga asgjëja.

Kujtimet e tij për studiuesen e artit kanë vlerë edhe për sinqeritetin e të shkruarit.

Tashmë kushdo që do të njohë më shume Simon Rrotën do të mund të zbulojë anë të panjohura në librin “Po shkruej për vedi e për Shkodrën”. Libri fillon me shënime e ngjarje emocionuese që nga viti 1902, kur vendi ndodhej nën pushtimin osman. Dorëshkrimet flasin për momente interesante që autori i ka përjetuar me kolosin At Gjergj Fishta, mjeshtrin Kolë Idromeno, veprat e tyre si dhe anektodat nga kontaktet me ta. /abcnews.al