Parlamenti Europian voton pro liberalizimit të vizave

Parlamenti Europian voton pro liberalizimit të vizave

Parlamenti evropian, ka votuar me 628 vota pro rekomandimit për liberalizimi e vizave për Kosovën.

Propozimin pro rekomandimit e ka bërë eurodeputetja Tanja Fajon.

“Qytetarët e Kosovës edhe një hap para lëvizjes pa regjim vizash në Evropë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Tani radhën për të votuar këtë rekomandim e ka edhe Këshilli i Ministrave të BE-së.