Bebe dhe Dua nominohen për çmime në ‘American Music Awards’

Bebe dhe Dua nominohen për çmime në ‘American Music Awards’

Artistet shqiptare janë nominuar në kategoritë më të rëndësishme për çmimet e më të mirëve të muzikës në Amerikë.

Dëshira dhe ëndrra e të gjithë artistëve që synojnë suksesin në muzikë është që të depërtojnë në tregun amerikan.

E këtë janë duke e bërë me shumë sukses artistet me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, shkruan Gazeta Express.

Këtë herë ato kanë marrë çmime të rëndësishme në “American Music Awards”, ku këngëtarët vlerësohen për sukseset dhe dëgjueshmërinë në tregun më të madh botëror të muzikës.

Bebe Rexha ende po shijon suksesin e super-hitit “Meant to be”, e këtë herë është nominuar dy herë, për bashkëpunimin më të mirë e gjithashtu edhe për këngën më të mirë të muzikën Country.

Ndërsa Dua këtë vit ka depërtuar suksesshëm në tregun amerikan dhe është në garë serioze për t’u zgjedhë si Artistja më e Mirë e Re e vitit./Gazeta Express

New Artist of the Year

Camila Cabello

Cardi B

Khalid

Dua Lipa

XXXTentacion

Collaboration of the Year

Camila Cabello "Havana (feat. Young Thug)"

Post Malone, "Rock Star (feat. 21 Savage)"

Bruno Mars and Cardi B, "Finesse"

Bebe Rexha and Florida Georgia Line, "Meant to Be"

Zedd, Maren Morris and Grey, "The Middle"

Favorite Song – Country

Kane Brown, "Heaven"

Dan + Shay, "Tequila"

Bebe Rexha and Florida Georgia Line, "Meant to Be"