Një shtëpi e bërë e gjitha nga çokollata

Një shtëpi e bërë e gjitha nga çokollata

Një shtëpi e bërë e gjitha nga çokollata ka pushtuar internetin, duke bërë që shumë persona të dëshirojnë të shkojnë dhe ta vizitojnë atë.

Çdo gjë është e ngrënshme: llambadari, rafte, dritare, zjarre, tavolina, orë, gota, mure, çdo gjë që është brenda ësaj shtëpie mund të hahet.

Dhoma çokollatë është 18 metra katrorë me kopshtet e kompleksit të muzeut Cité de la Céramique në Sèvres. Është bërë prej 1.5 ton çokollate, dhe përmes Booking.com për 50 euro mund të shkoni dhe të kaloni një natë.