Filmi “Kthimi” premierë në Gjermani

Filmi “Kthimi” premierë në Gjermani

Filmi i metrazhit të gjatë “Kthimi” i regjisorit Kastriot Abdyli do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit në Gjermani. Ky film e trajton migrimin e shqiptarëve, ndërsa në substancë ka edhe besën dhe nderin e vajzave në Kosovë. Kritika e vlerësoi filmin me nota të larta.

Filmi i metrazhit të gjatë “Kthimi” i regjisorit Kastriot Abdyli do të jetë në konkurrencë zyrtare në Oldenburg International Film Festival në Gjermani.

Regjisori Abdyli thotë se pavarësisht problemeve financiare gjatë finalizimit të filmit, kanë arritur atë që kanë dëshiruar.

Në filmin “Kthimi” trajtohet migrimi si fenomen i popullit shqiptar, si dhe kontradiktat që sjell integrimi në traditat e familjeve, ku vë në pah peshën e besës dhe nderin e femrës shqiptare.

Premiera kosovare e filmit "Kthimi" pritet të jepet nga fundi i vitit në "Cineplexx" të Prishtinës.

Autor: Rabije Kryeziu