A është shumë i lartë çmimi i iPhone XS Max?

A është shumë i lartë çmimi i iPhone XS Max?

Apple mbrëmjen e së mërkurës ka lansuar modelet më të reja të smartphone-ve, iPhone XS, XS Max dhe XR.

Më i shtrenjti nga tri modelet është XS Max, çmimin e të cilit ekspertët e teknologjisë po e konsiderojnë shumë të lartë, shkruan Metro.co.uk.

Çmimi fillestar i iPhone XS Max do të jetë 945 euro (1,099 dollarë) dhe do të jetë në dispozicion për t’u blerë nga data 21 shtator.

Ky model karakterizohet me ekranin më të madh dhe baterinë më të fortë që e ka pasur Apple ndonjëherë.

Ru Bhikha, ekspert i teknologjisë nga kompania uSëitch, tha se edhe pse çmimet janë të larta, ato janë të zakonshme për telefonat e mençur të ditëve të sotme. Madje, ai tha se Apple ka dhënë zgjidhje të mjaftueshme, duke përfshirë edhe çmime më të ulëta për modelet tjera.

“Modeli “Max” është një vepër serioze teknologjike dhe këtë e dëshmon edhe çmimi fillestar i saj”, ka thënë Bhikha.

iPhone-t e ri të Apple karakterizohen me shpejtësi më të madhe, kamera e zërim më kualitativ.