Takim trepalësh të MPJ-së greke, Qipros dhe Izraelit

Takim trepalësh të MPJ-së greke, Qipros dhe Izraelit

Zgjerimi i bashkëpunimit me theks mbi energjetikën ka qenë temë kryesore e takimit trepalësh të ministrave të punëve të jashtme të Greqisë, Qipros dhe Izraelit i cili dje u mbajt në Jerusalem, lajmëroi agjencia ANA-MPA.

Benjamin Netanjahu para takimit e ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit trepalësh në sektorin energjetik dhe ka theksuar se në qendër rë vëmendjes së takimit trepalësh ka qenë zhvillimi i gazsjellësit të Mesdheut Lindor. Kryeministri izraelit dhe ministër i Punëve të Jashtme ka thënë se kjo mund të bëhet një ndër gazsjellësit më të mëdhenj nënujor në suaza botërore. Në të njëjtën kohë ka theksuar se të trija vendet konsiderojnë se veçanërisht është me rëndësi që të gjitha shtetet t'i respektojnë ujërat territorial të njohura ndërkombëtarisht, transmeton MIA. 

Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias ka deklaruar se në takimin është biseduar edhe për gjendjen e Lindjes së Mesme dhe në Siri, dhe e ka theksuar nevojën për planin për arritjen e paqes.

Ministri qipriot i Punëve të Jashtme Nikos Hristodupidis e ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis tre vendeve.