Keni faqe të mbushura? Ky është sekreti i grimit për fytyrën tuaj

Keni faqe të mbushura? Ky është sekreti i grimit për fytyrën tuaj

Fytyra e rrumbullakët është një ndër fytyrat më afër perfektes (ovales), por është një ‘thikë me 2 presa’; nëse nuk grimohemi ashtu siç duhet, rrezikojmë të theksojmë gjerësinë.

Nëse kemi fytyrë të rrumbullakët, duhet të krijojmë iluzionin e një fytyre të gjatë, nëpërmjet grimit.

1

Krijoni kornizën me vetullat

Nëse keni fytyrë të rrumbullakët, nuk duhet kurrsesi t’i hiqni vetullat në formë harku. Mundohuni të krijoni një kënd të natyrshëm duke e ngritur vetullën sa më shumë të mundeni.

Një vetull e rrumbullakët vë akoma më në pah rrumbullakësinë. Një vetull me kënd të ngritur e bën fytyrën të duket më e gjatë.

2

Vini në pah tiparin që ju pëlqen më shumë tek vetja

Nëse keni sy të mëdhenj, me ngjyrë, apo vështrim depërtues, vëreni në pah. Nëse keni formë të bukur buzësh, theksojeni me laps ose buzëkuq.

Kështu jo vetëm theksoni pikën tuaj të fortë, por edhe tërhiqni vëmendjen nga forma e fytyrës.

3

Sytë vijëzojini në drejtimin lart

Nëse përdorni lapsin e syve apo penelin për sytë, nuk duhet kurrsesi të përpiqeni ta zgjasni syrin anash, sepse kështu theksoni gjerësinë e mollëzave.

Vija e penelit duhet të ketë një formë sa më diagonale; kështu e bën fytyrën të duket më e mprehtë.

4

Vini në pah buzët

A e dini se duke vënë në pah buzët, duke qënë se ajo janë në pjesën e poshtme të fytyrës, theksoni gjatësinë?

Nëse i lyeni buzët me ngjyrë natyrale, shtojini pakëz shkëlqim, pasi ai përsëri tërheq vëmendjen tek mjekra juaj.

5

Po, duhet t’i vini mollëzat në pah!

Por duhet ta bëni në mënyrën e duhur. Shumica e vajzave që kanë fytyrë të rrumbullakët nuk aplikojnë të kuq tek pjesa e mollëzave, pasi kanë përshtypjen se do të theksohet akoma më shumë gjerësia.

Por në të vërtetë, me anë të tij mund të konturoni fytyrën dhe me anë të një ngjyre të bukur, thyeni rrumbullakësinë e faqeve.