Berisha kritikon ashpër Mogherinin

Berisha kritikon ashpër Mogherinin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në mbrëmjen e sotme për Kosovën duke përdorur fjalë patriotike. Edhe pse është akuzuar hapur nga Hashim Thaçi se Sali Berisha i ka shitur naftë Millosheviçit, ky i fundit ka tentuar të mbrojë me fjalë Kosovën.

Duke diskutuar për çështjen e Kosovës dhe projektin për ndarjen e saj, Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj përfaqësues së lartë të Politikës së Jashtme, Federica Mogherini.

“Çështja e ndarjes ka ardhur para ardhjes së Trumpit, unë e lidh atë me me serbofilinë dhe rusofilinë me ndërmjetësuese Mogerini. Kurse Fasino që është lançuesi i saj ka qenë i pari që ka hedhur këtë tezë . Pse nuk është ngritur kjo temë kur ishte kryeministër Isa Mustafa”, ka thënë Berisha.