Superliga rikthehet me kryederbin Llapi-Flamurtari

Superliga rikthehet me kryederbin Llapi-Flamurtari

Skuadrat elitare rikthehen në aksion këtë fundjave me ndeshjet e javës së 5-të.

Të shtunën do të luhen tri ndeshje, ku spikat përballja mes Feronikelit dhe Dritës.

“Nikeli” pas fitores së arritur të mërkurën në udhëtim tek Ferizaj, kërkon pikët e plota në duel me kampionët në fuqi, të cilët assesi nuk po arrijnë të gjejnë formën e tyre më të mirë.

Të njëjtën ditë, Prishtina i bën “konak” Ferizajt. Kryeqytetasit llogaritën favorit në duel me skuadrën e Afrim Tovërlanit. Ndërkohë, Gjilani para tifozëve të tyre matë forcat me Ballkanin, transmeton RTKLive.

Edhe e diela pasdite sjellë tri sfida të “nxehta”, ku kryendeshja e kësaj xhiro luhet në “Zahir Pajaziti” mes Llapit dhe Flamurtarit.

Llapjanët synojnë të ndalin befasinë e këtij sezoni, Flamurtarin, këta të fundit kanë shënuar katër fitore radhazi, dhe më pikët maksimal kryesojnë renditjen tabelore, derisa Llapi renditet e dyta më tri pikë më pak.

Ndërkohë, në dy takimet tjera ballafaqohen Trepça ’89-Drenica dhe Liria-KEK-u.

IPKO Superliga / Java e 5-të

Të shtunën takohen:

19:45 – Prishtina-Ferizaj

15:45 – Gjilani-Ballkani

15:45 – Feronikeli-Drita

Të dielën takohen:

15:45 – Trepça ’89-Drenica

15:45 – Llapi-Flamurtari

15:45 – Liria – KEK-u