Eurovision 2019 mbahet në Tel Aviv në vend të Jerusalemit

Eurovision 2019 mbahet në Tel Aviv në vend të Jerusalemit

Eurovision Song Contest ka zgjedhur Tel Avivin që të presë vitin e ardhshëm ngjarjen më të madhe muzikore, përkundër faktit që qeveria izraelite më herët deklaroi se ngjarja do të mbahet në Jerusalem.

Kryeministeri izraelit, Benjamin Netanyahu, më herët kërkoi që gara muzikore të mbahej në qytetin e shentjë si pjesë e fushatës së qeverisë për njohje globale të Jerusalemit si kryeqytet.

Izraeli e fitoi garën vitin e kaluar me anë të këngëtares Netta Barzilai, e cila ja fitoi të drejtën vendit të saj që të jetë nikoqir i edicionit të Eurovision 2019.

Por, pas reagimeve të këqija të hapjes së Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem dy ditë më vonë dhe brengave për bojkot ndërkombëtar, që ka bindur artistët në të kaluar të anulojnë performancat, Izraeil ka hequr dorë nga kërkesa për të mbajtur këtë ngjarje në Jerusalem.

Bordi eksekutiv i Eurovisionit, ngjarje që u shikua nga 200 milionë njerz vitin e kaluar, tha të enjtën se transmetuesi publik izraelit, Kan, po ashtu ka kërkuar Jerusalemin dhe portin e qytetit të Eilat në Detin e Kuq si vende të mundshme të mbajtjes së ngjarjes.

“Të gjitha propozimet ishin shembullore, por në fund vendosëm Tel Avivin pasi ka strukturën më të mirë të përgjithshme për të mbajtur ngjarjen më të madhe muzikore ‘live’ në botë”, tha Jon Ola Sand, supervizori ekzekutiv i EBU, që edhe sponsorizon ngjarjen.