Ngritja e mendimit politik është vizioni i rinisë

Ngritja e mendimit politik është vizioni i rinisë

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Donjet Bislimi, Kryetar i Rinisë Demokratike dhe anëtarët të Rinisë Demokratike, morën pjesë në një trajnim të organizuar nga NDI-ja. Me këtë rast, ai ka shkruar se “emancipimi dhe ngritja e mendimit politik të rinisë tonë, është vizioni i Rinisë Demokratike, duke marrë përvojat më të mira të kontribuesve të demokracisë në vendin tonë.”

Ja postimi i plotë i Z. Bislimi:

“Rinia Demokratike e Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, po merr pjesë në trajnimin e organizuar nga NDI-ja, me trajner konsulentin z. Binda.

Emancipimi dhe ngritja e mendimit politik të rinisë tonë, është vizioni i Rinisë Demokratike, duke marrë përvojat më të mira të kontribuesve të demokracisë në vendin tonë.

Sot, debatojmë po ashtu, për fuqinë e demokracisë, sfidat e saj dhe të ardhmen e demokracisë në shoqërinë dhe vendin tonë. Po, çdo ditë japim e marrim përvoja nga kjo vlerë madhështore njerëzore!”