Prokuroria e Ferizajit fillon hetimet për listat e veteranëve

Prokuroria e Ferizajit fillon hetimet për listat e veteranëve

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari,  ka mbajtur takim me prokurorët dhe hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve në Ferizaj, ku ka caktuar tre prokurorë të cilët do të merren me trajtimin e listave të veteranëve të luftës, për të cilat po dyshohet për manipulime.

Kryeprokurori Jashari, ka kërkuar nga prokurorët dhe hetuesit  që të intensifikohen veprimet hetimore sa i përket kësaj çështje, me qëllim të verifikimit të 800  aplikacioneve  të dyshuara për vepra penale “falsifikim i dokumentit” dhe “legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.

Vlen të theksohet se Prokuroria Themelore në Ferizaj, është e përkushtuar që të trajtoj çdo rast me serizozitetin më të lartë moral dhe  profesional.