Volkswagen më nuk do të prodhojë modelin “Beetle”

Volkswagen më nuk do të prodhojë modelin “Beetle”

Prodhimi do të ndërpritet përfundimisht në korrik të vitit të ardhshëm, Volkswagen njoftoi se do të ndërpresë përfundimisht prodhimin e mitikes ”Beetle” në vitin 2019 me dy modele të fundit, për të përkujtuar trashëgiminë e pasur të një makine që ka lënë gjurmë në historinë e automjeteve.

Kompania e gjendur në vështirësi në SHBA-së pas skandalit të bujshëm të motorëve të trukuar për të fshehur normën e ndotjes kërkon të fokusohet tek makinat familjare më të mëdha dhe ato elektrike dhe nuk parashikon për momentin të zëvendësojë ”Käfer-in”, emrin e këtij modeli në gjuhën gjermane. Woebcken nuk la pa përmendur shprehjen ”kurrë mos thuaj kurrë”.

Prodhimi do të ndërpritet përfundimisht në korrik të vitit të ardhshëm në fabrikën meksikane në Puebla. Ndryshe, Modeli “Beetle” është lansuar gati para 7 dekadave. Duke debutuar në vitin 1998, Beetleja e Re u frymëzua shumë nga Beetle origjinale, e cila vazhdoi të ishte makina më e shitur në histori.

E quajtur “Makina e Popullit”, Beetleja origjinale ishte projektuar nga Adolf Hitler dhe Ferdinand Porsche për të qenë i lirë dhe i thjeshtë, dhe vazhdoi prodhimin deri në vitin 2003. Por, New Beetle moderne ishte më shumë një aksesor i modës. Që nga viti 2011, Volkswagen e quajti atë Beetle.