Lukaku zgjedh trajnerin ideal në United

Lukaku zgjedh trajnerin ideal në United

Romelu Lukaku ka mbështetur menaxherin e Manchester United, Jose Mourinho.

Romelu Lukaku ka mbështetur Jose Mourinhon për të vazhduar në postin e menaxherit të Manchester United.

Sulmuesi belg i ka dalë në mbrojtje portugezit të kritikuar së fundmi pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në fillim të sezonit në Premierligë.

“Njerëzit duhet ta vlerësojnë më shumë”, u shpreh Lukaku për “BBC”.

“Ka shumë pak persona në këtë botë që janë të sinqerta si ai”, theksoi belgu.