Rama: Do heqim celularët në institucionet e shtetit

Rama: Do heqim celularët në institucionet e shtetit

Nisma e ndalimit të celularëve në shkolla, së shpejti do të shtrihet edhe nëpër institucione shtetërore. E paralajmëroi kryeministri sot gjatë takimit me mësueset e portalit tek pallati i Kongreseve.

"Ky vit do të jetë viti i një epoke të re me celularin në shkollë. Nuk do lejojmë celularë në shkollë. As për fëmijët dhe më vjen keq as për mësuesit. Do i dorëzojnë në fillim dhe do i marrin në fund të mësimit. Muajin e parë do e bëjmë muaj edukimi. Në muajin e dytë celularët merren dhe hidhet në plehra nuk i kthehet më atij që e ka sepse janë  ndotës me rrezikshmëri të lartë të mjedisit arsimor. Dhe ndotësit i varrosim dhe i riciklojmë. Ndërkohë që po përgatitemi të heqim celularët nga institucionet e shtetit që janë bërë si klube interneti të gjithë", tha Rama, transmeton oranews.