Arrestohen 31 persona si të dyshuar për marrje me prostitucion

Arrestohen 31 persona si të dyshuar për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e një grupi të personave të dyshuar për marrje me prostitucion.

Personat e arrestuar në këtë rast janë gjithsej 31 , prej të cilëve dy femra dhe 29 meshkuj.

Me këtë rast është bërë edhe identifikimi i katër personave të tjerë, të cilët dyshohet se momentalisht nuk gjenden në Kosovë, por do të paraqiten personalisht në Gjykatë.

Pas konsultimit me Gjykatën Themelore të Departamentit për Kundërvajtje në Prishtinë ndaj të gjithë të dyshuarve është iniciuar kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje, ku me datën 13 shtator 2018 ata janë dërguar me procedurë të shpejtë pranë organeve të drejtësisë, respektivisht në Gjykatën Themelore – Departamenti  për Kundërvajtje në Prishtinë.