Raiola ia ofroi Pogban Juventusit, por Zidane…

Raiola ia ofroi Pogban Juventusit, por Zidane…

Sipas mediave angleze Pogba është gjithmonë e më larg Manchester United.

Lojtari ka shumë mosmarrëveshje me trajnerin Jose Mourinho. Mesfushori që u shpall kampion bote me Francën, gjatë merkatos u përfol që të kalonte te skuadra e Barcelonës e cila shfaqi shumë interes për lojtarin.

Por tashmë për “SkySport” janë zbuluar disa prapaskena të cilat të bëjnë të mendosh se Zidan është pranë kalimit te Manchester United.

I pyetur për Pogban, Çiro Venerato tregoi se: “Pogba është tërësisht jashtë kontaktit me Mourinhon dhe Raiola ia ka propozuar Marotës. Përgjigjja e Juventusit ka qenë e përzier, por arritja e Zidane në Manchester mund të bllokojë gjithçka”.