Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Të ftuarit e parë do të jenë Liza Marku - Udhëheqëse e ekipit për krijimin e vendeve të punës, nga USAID Empower dhe Afrim Syla - Pronar i kompanisë “Elen”, të cilët do të flasin rreth edicionit të tretë të “Festivalit të Gjelbër”.

Në lidhje të drejtpërdrejt nga Ferizaj, do të jetë Arben Halili - drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, i cili do të do flas për aksionin  “Ta pastrojmë Kosovën”

Edhe Fatmir Matoshi - u.d. i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të jetë në lidhje të drejtpërdrejt, i cili do të flas për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Po ashtu edhe nga Gjilani në lidhje të drejtpërdrejt, do të jetë Lutfi Haziri - kryetar i Komunës së Gjilanit, i cili do të flas rreth aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 

Autor: Autor: RTKlive