Kek me çokollatë

Kek me çokollatë

Përbërësit:

350 gr gjalpë e zbutur
675 gr sheqer
250 ml qumësht
1 lugë gjelle lëng limoni
90 gr kakao
260 gr miell
5 vezë në temperaturë dhome
15g sheqer vanilje
1 nescafe 3n1 e perzier me 50ml ujë të vluar
pluhur për pjekje
1 lugë çaji kripë

Hapat :
Nxejeni furrën në 165C. Përzjeni lëngun e limonit me qumështin dhe lëreni anash.

Më pas, futni gjalpën dhe sheqerin në një enë të madhe dhe rrahini deri sa të zbardhet ngjyra dhe të inkuadrohet ajri.

Më pas, futni edhe sheqer vaniljen, vezët një nga një dhe përzjeni për disa minuta më shumë.

Në një enë hidhni miellin, kakaon, pluhurin për pjekje dhe kripën dhe përzieni.

Nescafe-në e përgaditur futeni në qumështin me limon.

Më pas, hidhni pak nga masa me miell, pak nga masa e qumështit tek ena me gjalpë deri sa të përfundojë e gjitha.

Lyejeni një tepsi 25 cm me gjalpë, hidheni brumin në të dhe futeni në furrë për 60-70 minuta ose deri sa një pirun i futur në të, të dalë i pastër.

Shkrini 200 gr çokollatë dhe 20 gr gjalpë mbi avull dhe hidhjani kekut përmbi.