6 ushqime të mira për shëndetin e zemrës

6 ushqime të mira për shëndetin e zemrës

Këto janë 6 ushqime thelbësore qe kane provuar se ulin kolesterolin e keq deri ne 20 % në vetëm 3 muaj. Prandaj mund te konsiderohen superushqime për shëndetin e zemrës.

Fibra

Fibrat janë vërtet një superushqim: ato ndihmojnë tretjen, duke nxitur ushqimin të lëvizë nëpër zorrë. Përvec kesaj mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër kancerit të zorrëve dhe sëmundjeve të tjera. Fibrat e tretshme mund të ndihmojnë kolesterolin të ulet. Ushqimet e pasura me fibra janë drithërat, perimet dhe fruta.

Yndyrna të shëndetshme

Besojeni ose jo, por disa yndyra janë një pjesë thelbësore e dietës dhe kanë vlera të panumërta shëndetësore. Yndyrnat e pangopura janë ato të shëndetshmet, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit – gjendet me bollëk tek vaji i ullirit dhe  vaji i lules rapeseed.

Soja

Qumësht soje, tofu – i cili bëhet me qumësht soje– fasule soje, kosi, akullorja dhe djathi i përgatitur me qumësht soje mund të gjenden në supermarket. Jo vetëm që ulë kolesterolin e keq, por edhe është burim proteine. Zgjidhini të paëmbëlsuara.

Arrore

Bajame, arra brazili, lajthi, arra makadamiapekan (arra amerikane), stika dhe arra janë të pasura me fibra dhe yndyrna të pangopura dhe kanë efekt mirëbërës për shëndetin. Ata nxitin lipoproteinat e mira në gjak dhe reduktojnë të këqiat. Zgjidhini të freskëta, të papërpunuara dhe të pakriposura.

Tërshëra

Tërshera përmban një fibër specifike të tretshme të quajtur beta-glucan, e gjetur në sasi më të vogël edhe tek elbi, algat, gocat e detit si dhe disa kërpudha ekzotike si shiitake. Është ky kompleks që ka efektin e uljes së kolesterolit.

Ushqimet e zgjuara

Në raftet e supermarketeve mund të keni vërejtur gotat e kosit, margarinën dhe ushqime të tjera të fortifikuara që pretendojnë të ‘ulin në mënyrë aktive kolesterolin tuaj’.