Ushqimet fast food dhe lidhja e tyre me astmën

Ushqimet fast food dhe lidhja e tyre me astmën

Ushqimi fast food nuk është i shëndetshëm, kjo tashmë dihet. Ne e dimë se këto ushqime mund të çojnë në obezitet, rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. Risia është se gjasat për zhvillimin e astmës dhe sëmundjeve të frymëmarrjes rriten gjithashtu nga kosnumi i ushqimeve fast food.

Hulumtim kinez

Janë hulumtuesit kinezë të Universitetit të Sichuanit të cilët kanë analizuar 16 studime të kryera më parë; dhe ka rezultuar se ushqimet e shpejta rrisin rastet e astmës dhe sëmundjeve të tjera alergjike, të tilla si ekzema. Edhe në Azi, ashtu si në pjesën tjetër të botës, ushqimet e ngarkuara me karbohidrate dhe sheqerna të rafinuara me përqëndrime shumë të larta yndyrash të ngopura janë përhapur gjithnjë e më shumë. Hamburgeri, patataet e skuqura dhe në përgjithësi të gjitha ato që konsiderohen si fast food mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të astmës së rëndë nëse konsumohen të paktën tre herë në javë

Ky nuk është studimi i parë shkencor që lidh konsumimin e ushqimeve fast me rritjen e sëmundjeve të frymëmarrjes. Më parë, një studim i Zelandës së Re përfshinte 319 mijë të rinj të moshës ndërmjet 13 dhe 14 vjeç dhe 181 mijë fëmijë të moshave 6 dhe 7 vjeç dhe vërtetoi probleme të frymëmarrjes të lidhura me fast food.

Në veçanti, yndyrat e ngopura që janë përgjegjëse për rritjen e rrezikut të astmës te fëmijët dhe adoleshentët që gjenden në ushqimet e shpejta të fast food-it, mund të ulin kapacitetin e sistemit imunitar.