Fshatrat që do të mbesin 5 orë pa rrymë

Fshatrat që do të mbesin 5 orë pa rrymë

KEDS përmes një kumtese për media ka njoftuar se sot në TS 35/10 kV Sharri (Dragash) do të ndërprehet dalja 10 kV Restelica, prej orës 11:00 deri në ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Lubovishtë, Kukjan, Vranishtë, Restelica, Mlikë, Glloboqicë, Krushevë, Zlipotok dhe Orqushë.

Arsyeja e ndërprerjes bëhet e ditur se është pastrimi i trasesë.