Vrasja diskrete e Sisit, perandoreshës-heroinë të romantizmit

Vrasja diskrete e Sisit, perandoreshës-heroinë të romantizmit

Isabel Amalia Eugenia e Bavarisë (1837-1898), e cila njihet në histori dhe në letërsinë popullore si dhe në kinema si Sisi pati një jetë si një heroinë e romantizmit, por po kaq edhe vdekjen. Tejet e bukur, perandoreshë e Austrisë nga martesa me Franc Jozefin e I, personaliteti i saj ndryshonte shumë nga ai i filmave të interpretuar nga Romy Schneider.

Ishte një grua e kulturuar, rebele që i pëlqente të udhëtonte dhe me mentalitet të hapur.  Pas vdekjes së të birit, Rudolfit në të ashtuquajturin “Krimi i Mayerling” që nuk u sqarua kurrë, nëse ishte një vetvrasje apo një komplot u zhyt në melankoli dhe pranoi të zezën si të vetmen ngjyrë për veshjet e saj. E paaftë për t’iu përshtatur etiketës strikte të oborrit perandorak vienez, shoqe e ngushtë e kushëririt të saj Luis II të Bavarisë, një tjetër i famshëm i papërshtatur, depresioni nuk ishte i panjohur për atë. Vajza e saj e madhe, Sofía Federica vdiq vetëm dy vjeҫe nga tifoja dhe Sisi u akuzua për neglizhencë, kështu që iu mohua rritja e pasardhësve të tjerë, të cilët u edukuan nga vjehrra dhe armikja e saj më e madhe, arqidukesha Sofia. Perandoresha nuk e mori kurrë veten nga këto fatkeqësi dhe iu përkushtua mësimit të gjuhëve; fliste 5: gjermanisht, anglisht, frëngjisht, hungarisht dhe greqisht si dhe udhëtonte. Pikërisht gjatë këtyre udhëtimeve gjeti edhe vdekjen aspak të zakontë.

Në 10 shtator të 1898, ndërsa shëtiste në brigjet e liqenit Leman në Gjenevë bashkë me një nga damat e shoqërimt u përplas me një burrë kur po hipte në traget. Sisi pas goditjes ra përtokë, por u ngrit si pa të keq e trullosur dhe vazhdoi rrugën. Ende në anije filloi t’i merreshin mendtë, nuk mbushej me frymë dhe zbërtheu fustanin aty zbuloi se ishte goditur nga ai njeri me një biҫak pikërisht në miokard. Burri ishte anarkisti italian Luixhi Lukeni, i cili u kap dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Sisi vdiq po atë mbasdite për shkak të plagës tepër të kuruar. / bota.al/