Sot hapet dyqani i tretë i Teshaveshës në Ferizaj

Sot hapet dyqani i tretë i Teshaveshës në Ferizaj

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon sot hapjen e dyqanit të tretë të bamirsisë "Teshavesha" në Ferizaj.

Teshavesha është ndërmarrje sociale e themeluar nga ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ në korrik të 2016-tës për të mbështetur programet shëndetësore për nëna dhe fëmijë.

Në “Teshavesha” qytetarët mund të dhurojnë dhe blejne rroba për gra e vajza, burra e djem, lodra, dekorime të vogla shtëpiake, aksesorë, e tjera me çmime shumë të lira për të ndihmuar kështu programet e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë nga shitjet e dyqanit. 

Dyqani Teshavesha do bëj hapjen e pikës së tretë tani edhe në Ferizaj falë mbështetjes financiare të partnerit Raiffeisen Bank Kosova.