VIDEO: Ndryshimi i organizimit të punës në Qendrën Emergjente

VIDEO: Ndryshimi i organizimit të punës në Qendrën Emergjente

Qendra Emergjente është vija e parë ku pacienti duhet të pranohet, kjo qendër ishte një spital fushor më se paku i ka përngja Qendrës Emergjente, tha Basri Sejdiu-drejtor i Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

“Qysh në fillim ka qenë  një nga prioritet tona si institucion që ti përmirësojmë kushtet e pacienteve dhe një nder prioritetet ka qenë edhe Qendra Emergjente” tha Sejdiu.

Sipas Sejdiut me investimin në Qendrën Emergjente nuk është rregulluar vetëm pamja e qendrës por organizimi i punës ka ndryshuar në 100%.

“Ne dukje nga aspekti i kozmetikës apo edhe pajisjeve duket shumë mirë mirëpo ajo çka ka ndryshuar 100% është organizimi dhe qasja ndryshe, pacientët do të kenë një qasje ndryshe mjekët do të kenë komoditet më të shtuar dhe rritja e sigurisë ndaj pacientëve”.

Ai tha se tani pacienti do të pranohet nga stafi do të përcillet në ambientet ku do të ofrohet shërbimi shëndetësor nga stafi, ndërsa përcjellësit e pacientit do të presin në recepcion dhe do të informohen nga stafi për gjendjen e pacientit, ky organizim mundëson shërbim kualitativ dhe njëkohësisht pacienti do të përfitoj më shumë.

Rinovimi në Qendrën Emergjente u bë me 450 mijë euro investim në përgjithësi.

 “Vlera e investimeve 450 mijë euro, nga QKUK-ja janë blerë pajisje rreth pesë mijë euro dhe dyqind mijë kanë qenë nga Ministria e Shëndetësisë, është një investim i përbashkët i cili do të reflektoj shërbimin më kualitativ dhe do të jetë ndihmesë për të gjitha klinikat”, tha Sejdiu.