Theret me thikë roja e stacionit të autobusëve

Theret me thikë roja e stacionit të autobusëve

Policia e Gjakovës njofton se roja në stacionin e autobusëve, derisa ishte në vendin e punës ka pasur një mosmarrëveshje me të dyshuarin i cili e ka sulmuar dhe e ka goditur me një armë të ftohët-thikë.

Viktima pëson lëndime të rënda trupore nën sqetull, ku pas trajtimit fillestar në spitalin rajonal të Gjakovës, dërgohet për tretman të mëtejmë në QKUK.

Viktima sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari është në kërkim nga Policia.