Nokia shuan qindra vende pune

Nokia shuan qindra vende pune

Prodhuesi i pajisjeve të rrjetit të telekomunikacionit Nokia ka mbyllur 250 vende pune në objektin e saj të Naperville në SHBA, ndërkohë që pritet të mbyllë edhe 250 vende të tjera, raporton Reuters, duke iu referuar shkrimit të portalit Crain’s Chicago.

Një zëdhënës i Nokia konfirmoi se kishin mbyllur vendet e punës brenda planit global të kompanisë finlandeze për kursimet e kostos, por refuzoi të zbulojë numrin.

Nokia pret të arrijë një kursim vjetor prej 1.2 miliard euro deri në fund të këtij viti, pas blerjes së rivalit të mëparshëm franko-amerikan, Alcatel-Lucent, në 2016.

"Si pjesë e programit të kursimeve, ne kemi reduktuar me të vërtetë numrin e të punësuarve në Ilinois. Të dhënat për shtrirjen e kësaj reduktimi dhe numrin aktual të të punësuarve në Ilinois nuk janë për publikim," tha ai.

Sipas tij, Nokia nuk ka dhënë as të dhëna për numrin total të shënjestruar të shkurtimeve të vendeve të punës në botë, por që sindikatat kanë vlerësuar se 10,000 deri 15,000 vende pune mund të mbyllen.

Ndryshe, në fund të vitit 2017, Nokia kishte rreth 103,000 punonjës në mbarë botën.