George Robertson sot viziton Manastirin

George Robertson sot viziton Manastirin

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, , lider i grupit të sapoformuar joformal “Grupi i Ohrit” për mbështetje të Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE, sot në mbrëmje do të qëndroj në Manastir, ku do të marr pjesë në debatin publik “Dil “për” Maqedoninë Evropiane”

Siç është e njohur, politikani britanik Robertson, ka qenë sekretari i dhjetë i përgjithshëm i NATO-s, i cili funksionin se njeri i parë i NATO-s e ka kryer gjatë periudhës 1999-2004.

Organizatori njoftoi se në debatin publik do të marr pjesë edhe koordinatori i Maqedonisë për NATO, Stevo Pendarovski, ndërsa nikoqir i tyre do të jetë kryetarja e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska.

Debati publik do të mbahet hapur, para muzeut kombëtar në Manastir.