Ministrja gjermane e Mbrojtjes, nesër në Maqedoni

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, nesër në Maqedoni

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula fon der Lain nesër do të vijë për një vizitë zyrtare në Maqedoni.

Me këtë rast do të organizohet edhe ceremoni zyrtare për pritjen e Fon der Lain dhe më pas do të ketë një takim ‘kokë më kokë’ me ministren e Mbrojtjes së Maqëedonisë, Radmilla Sheqerinska, bisedime mes dy delegacioneve dhe në fund deklaratat për mediat.

Ministrja Sheqerinska dhe Fon der Lain do të marrin pjesë edhe në panel diskutimin në organizim të Fondacionit ‘Konrad Adenauer’ me temë “Roli i shoqërisë civile gjatë procesit të integrimit në NATO dhe BE”.