Truri i femrave është më aktiv sesa i meshkujve

Truri i femrave është më aktiv sesa i meshkujve

Hulumtimet tregojnë se truri i femrave është më aktiv se i meshkujve.

Ky studim është realizuar nga shkencëtarët e klinikës ”Amen” në Kalifroni, duke krahasuar 46.000 skanime të trurit, nga nëntë klinika të tjera.

Kështu, shkencëtarët zbuluan se femrat janë më të prira të diagnostikohen me sëmundjen e Alzheimerit, me depresion, çrregullime të ankthit, përcjell Klan Kosova.

Por, meshkujt kanë shkallë më të lartë të ADHD-së dhe çrregullimeve tjera të ngjashme. Përveç këtyre, studimi, i cili ishte publikuar edhe në revistën Journal of Alzheimer’s Disease, ka zbuluar se truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë zona sesa ai i meshkujve, e posaçërisht në korteksin parafrontal i cili përfshihet në përqendrim, kontroll impulsiv.

Femrat gjithashtu kanë qarkullim më të madh të gjakut në korteksin parafrontal, gjë e cila mund ta shpjegojë faktin se përse femrat kanë tendenca të jenë më të forta në aspektet e mëshirës, intuitës, bashkëpunimit, shkruan mapo, përcjell Klan Kosova.