Apostolova: Kosova ka potencial shumë të madh biznesor

Apostolova: Kosova ka potencial shumë të madh biznesor

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, rishprehë përkrahjen e Bashkimit E vropian për Kosovën në krijimin e kushteve për hapjen e vendeve të reja të punës.

“Barrierat e bizneseve duhet të zgjidhen brenda një kohe të arsyeshme. Kosova ka potencial shumë të madh biznesor, ka kompani ambicioze, talent dhe është afër tregjeve të BE-së. Kosova vazhdimisht ka performuar më mirë se sa shtetet përreth në aspekt të zhvillimit ekonomik duke shënuar zhvillimin ekonomik deri në pesë përqind më të lartë,” është shprehur Apostolova, raporton EkonomiaOnline.

Sipas saj, investimet janë me rëndësi kyce për vendet e reja të punës.

“Investimet janë me rëndësi kyce për vendet e reja të punës. Takimi i sotëm synon që të paraqet botimin e parë të sfidave në mjedisin e biznesit në Kosovë, në Telekom, banka, sigurime, derivate, miniera dhe xehe, duke dhënë rekomandime konkrete për atë se si të përmirësohet mjedisi i biznesit në Kosovë. Dhe, ky duhet të shërbejë si instrument për Qeverinë se si të zhvillohet mjedisi i biznesit në Kosovë.”

“Qeveria duhet të mundësojë të jetë kujdestare e këtij zhvillimi, të ofrojë edukim cilësor dhe stabilitet ligjor.”

Këto komente, Apostolova i bëri në konferencën “Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë”. Me këtë rast u publikua dokumenti për sektorin privat i quajtur “White Book 2018”.